Mozzik dhe Loredana shijojnë suksesin e këngës “Romeo&Juliet”

“Romeo&Juliet”, është kënga më e pëlqyer e çiftit, Mozzik dhe Loredana Zefit.

Para pak muajve, Mozzik dhe bashkëshortja e tij, Loredana publikuan këngën e re “Romeo&Juliet”.

Ky projekt i tyre u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar, e kjo dëshmohet edhe në bazë të klikimeve që ka marrë.

“Faleminderit, 40 milly”, ka shkruar Mozzik në postimin e fundit i cili falënderon fansat për 40 milionë shikimet.

Ky bashkëpunim është i dyti i tyre pas projektit “Bonnie&Clyde”, këngë kjo poashtu tejet e shikuar në YouTube.

Vlen të ceket që Mozzik është duke punuar në albumin e ri por nuk ka zbuluar detaje rreth tij.