Mozzik dhe Getinjo drekojnë të lumtur krah prindërve

Mozzik dhe Getinjo u fotografuan të lumtur pranë prindërve.

Pasi që gjatë kësaj kohe nuk janë të angazhuar në koncerte, artistët po kalojnë kohë të çmuar pranë familjes.

Njësoj po ndodh edhe me Mozzik dhe Getinjon, të cilët tash e një kohë po qëndrojnë pranë prindërve të tyre.

Së fundi, Getinjo publikoi një fotografi, në të cilën shihet pranë nënës, babait dhe vëllait, Mozzik, duke drekuar.

“Me më te dashurit e mi, Familjen”, janë fjalët që Getinjo ia ka lënë asaj fotografie.

Kujtojmë se Mozzik së fundi publikoi albumin e ri muzikor, pjesë e të cilit është edhe një duet me vëllanë.