Rikthimi
Mourinho e dëshiron Ibrahimoviqin
Zlatan Ibrahimoviq mund të rikthehet në Evropë.
Sipas mediave angleze, përveç Milanit që ka shprehur interesim për sulmuesin suedez, së fundi edhe Manchester Unitedi e dëshiron lojtarin.
Jose Mourinho po planifikon një lëvizje sensacionale për ta rikthyer Zlatan Ibrahimoviqin në Manchester United në janar, sipas ESPN-it.
Suedezi shtatlartë u largua nga “Old Trafford” në muajin mars, për t’u transferuar në LA Galaxy në SHBA.
Ai ka luajtur në Amerikë dhe mund të kthehet në Angli për një marrëveshje afatshkurtër.