Ganimete Musliu

Motra e Ganimete Musliut tregon për gjendjen shëndetësore të deputetes

Motra e deputetes Ganimete Musliu, Fatmirja, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të deputetes e cila u operua në Gjermani.

Ajo ka thënë se gjendja e motrës së saj po shkon duke u përmirësuar.

Postimi:

Pershendetje nga Gjermania.

Falë Zotit dhe njerëzve të mirë, motra ime, deputetja e Kuvendit të Kosovë Ganimete Musliu po bëhët çdo ditë pak më mirë. Përkrahja e juaj e madhe i ka dhënë forcë dhe e ka gëzuar pa masë. Së shpejti ajo do t,iu përgjigjet dhe do t‘iu falenderoj të gjithëve personalisht për kujdesin, dashurinë, lutjet dhe respektin që ia keni dhuruar gjatë këtyre dy javëve.

Deri atëherë, në emër të saj dhe timin, ju dërgoj shumë përqafime. Zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë juve dhe të dashurit tuaj.

Paçit një të diel fantastike.

VIDEO BONUS: Për dy muaj 116 mijë kërkesa për pasaporta – Rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri