Motra e Cardi B me fustan të dizejnatores kosovare

Hennessy Carolina është motra e reperes së njohur amerikane Cardi B e cila ka pozuar për revistën e njohur ‘Galore’.

Përveç fustaneve dhe markave më të njohura Hennessy kishte vendosur që në njëren nga paraqitjet e saj të veshë një fustan ekstravagant dhe galmuroz të dizejnatores kosovare, Lia Stublla.

Dizenjatorja e talentuar Stublla tashmë ka kohë që ka depërtuar edhe përtej kufijve, veshjet e saj të veçanta janë zgjedhur edhe nga emra të tjerë me famë botërore.