Motorola prezanton “kryeveprën” Moto Razr 2022

Nga kompania Motorola më në fund ka arritur “kryevepra” – bëhet fjalë për telefonin Moto Razr 2022.

Fjala është për telefonin e ri të mençur të palosshëm që ka ruajtur dizajnin dhe vjen me një ekran të përmirësuar – dy kamera dhe procesor të ri, transmeton Telegrafi.

Kjo pajisje ka ekran 6.7-inç sikurse paraardhësi, por aty ndalen ngjashmëritë mes tyre – pasi bëhet fjalë për panelin e ri OLED, që rezultoi me mbylljen e plotë para palosjes.

Ekrani OLED përmban HRD10+, derisa frekuenca e freskimit është 144 Hz. Gjithashtu, Motorola ka hequr dorë nga “dhëmbi” në pjesën ballore të kamerës prej 32 MP.

Kjo kamerë nuk mund edhe të quhet “selfie” kamerë, pasi fotografitë selfie sigurisht do të zhvillohen me kamerë të dyfishtë në kombinim me ekranin e jashtëm prej 2.7-inç OLED që ka mbetur i pandryshuar.

Përdoruesit do të kenë në dispozicion kamerën kryesore prej 50 MP, me stabilizues optik të fotografisë që është identike me modelet Edge 30 Pro dhe S30 Pro.

Ajo çfarë është e rëndësishme është fakti që pajisjen e vë në funksion procesori Snapdragon 8+ Gen 1. Telefoni i mençur përmban video të formatit RAW që përdor interfejs MyUI 4.0, altoparlantët me mbështetjen Dolby Atmos.

Moto Razr mund të porositet përmes ueb-faqes dhe do të jetë i disponueshëm vetëm në ngjyrë të zezë. Çmimi i versioni me konfiguracione prej 8/128 GB është 890 dollarë, me 8/256 GB duhet ndarë 965 dollarë, derisa versioni më i shtrenjtë 12/512 GB është 1.085 dollarë. /Telegrafi/