Teknologji

Motorola One Action që lansohet nesër do të ketë kamera shumë të sofistikuara

Ditën e nesërme, do të kemi mundësi ta shohim shumë më afër Motorola One Action, që është dizajnuar që të rivalizojë me GoPro.

Kjo pajisje do të ketë kamera shumë të sofistikuara dhe të fuqishme, megjithëse është një telefon i zgjuar dhe kryen të gjitha opsionet tjera telefonike.

Për të realizuar fotografi sa më të mira, është vendosur kamera me 16 pixel, mirëpo kjo nuk është mundësia e vetme.

Me One Action mund të realizohen fotografi horizontale deri në 117 shkallë, derisa telefoni është duke u mbajtur vertikalisht, që është një mundësi shumë e mirë.

Teknologjia Quad Pixel me 2.0 mikron, mundëson që të shkrepen fotografia me dukje shumë më të mirë edhe kur është errët dhe nuk ka dritë të mjaftueshme.

Lansimi i Motorola One Pro bëhet nesër në, kur edhe do të fillojë shitja me çmim fillestar prej 249 eurove.