Motorola

Motorola Moto E22i i paparalajmëruar merr certifikatat FCC dhe TDRA

Motorola vazhdon të zgjerojë linjën e çmueshme të Moto E. Moto E32 është telefoni i fundit që iu bashkua kësaj renditje, dhe tani një Moto E22i misterioz u shfaq online.

Moto i paparalajmëruar është shfaqur në ueb-faqet e dy autoriteteve të certifikimit – FCC dhe TDRA me numrat e modelit XT2239-19, XT2239-9, XT2239-20 dhe XT2239-17, raporton GSMArena.

Informatat në lidhje me telefonin ende janë të pakta. Regjistrimi në FCC ka të listuara dy numra IMEI të cilat sugjerojnë se do të ketë mbështetje për dy kartele SIM, përcjell Telegrafi.

Në dokument përmenden edhe lidhja me LTE, Wi-Fi ac dual band dhe Bluetooth.

Telefoni mesa duket sipas pritshmërive në kuti do të ketë një karrikues dhe kabllo, por gjithashtu edhe një palë kufje, gjë që e bënë të mundshme një vrimë 3.5mm për kufje.

Këto informata mbulojnë gjithçka që dihet deri më tani në lidhje me Moto E22i. /Telegrafi/