Grupi i motoristëve që i janë bashkuar organizimit të “Liria ka Emër”, tashmë janë duke shkuar në Hagë.

Ky veprim i tyre po bëhet nga ta në mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në paraburgim.

Në videot e siguruara nga Gazeta Express, shihet një grup i madh i pjesëmarrësve aty.

Po ashtu, në video dëgjohet edhe Nasim Haradinaj teksa merret me organizimin.

https://geo.dailymotion.com/player/xmgo8.html?video=x9scmsi