Angelina

Motoçiklistja ruse feston me foto nga spitali rekuperimin nga aksidenti me 190 km/orë

Angelina – e njohur ndryshe si “shpejtësia e Soçit” – pësoi vetëm gërvishtje e plagë të vogla kur motoçikleta e saj doli jashtë kontrolli me shpejtësi rreth 200 km në orë

Ajo ka festuar rekuprimin e saj me disa foto provokuese nga spitali.

Në pamjet e kameras së saj GoPro ajo shihet gjatë aksidentit që përplaset në asfalt, por çuditërisht ka shpëtuar e palënduar rëndë.

Motoçiklistë të tjerë duken që vijnë për ta ndihmuar pas aksidentit.

“Më dhembi i gjithë trupi … ambulancën ju lutem,” u thotë ajo atyre që afrohen.

Dëshmitarët dëgjohen që e këshillojnë: “Mos e prekni … qëndro ashtu siç je dhe mos lëviz. Mos lëviz asgjë, qëndro ashtu siç je”.

Ajo thotë: “Motoçikleta filloi të tundej, doli jashtë kontrolli.”

Më pas Angelina shkruante në rrjetet sociale: “Pësova një aksident të tmerrshëm …. Nuk kisha thuajse asnjë shans të mbijetoja por isha me fat. Nuk kisha fraktura, vetëm gërvishtje”.

Ajo shton më tej se ishte hedhur nga motoçikleta kur mjeti kishte dalë jashtë kontrolli.

Sipas raportimeve ajo po ecte me 190km në orë kur limiti i shpejtësië ishte 90 km. Një makinë duket se e kishte parakaluar atë para aksidentit në Adler, në qytetin bregdetar të Soçi. Disa thonin se ajo po bënte garë me automjetin.