Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë në Prizren, në rrugën “Beteja e Kabashit”.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me date 20.07.2024, rreth orës 11:40 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Beteja e Kabashit në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motociklet. Si pasoj e aksidentit njê person ka pësuar lëndime të rënda”, tha ai.
Bytyqi ka treguar se Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin./Ballkani.info/







