Moti sot në Shqipëri

Moti mbi Shqipërinë parashikohet të jetë me kthjellime dhe shtim vranësirash mesatare dhe të dendura prej orëve të mesditës. Vranësirat e dendura do të jenë përgjatë relieveve malore në Lindje të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites parashikohen reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe kodrinore. Lokalisht në afate të shkurtra kohore rrebeshe, breshër dhe rrufe.

Mjegullinë e izoluar nga reshjet.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim Veriperëndim – Juglindje, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 20/32 re diell shi

Lezhë 20/31 re diell

Durrës 23/34 re diell

Tiranë 23/37 re diell shi

Berat 17/38 re diell shi

Vlorë 21/32 re diell

Korçë 19/30 re diell shi

Gjirokastër 17/36 re diell shi

Sarandë 20/34 re diell.

loading…