Në ditën e parë të muajit mars, temperaturat në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të ngrohta dhe moti do të jetë kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në vendin tonë sot do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.

Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, shkruan IHMK.