Moti sot në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Nuk përjashtohen rigat dhe fjollat e borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius.
“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.