IHMK

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbaj mot me diell si dhe me vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin mes -4 deri në -2 gradë Celsius ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

VIDEO BONUS: Pastrimi i rrugëve nga bora në Kosovë