Moti sot

Dita e sotme do të nisë me reshje shiu, ndërkaq do të vazhdojë me intervale me diell.

Sipas Prishtina Weather, në mbrëmje do të ketë vranësira, ndërkaq nëpër ultësira do të ketë mundësi për mjegull.

“Të reshurat vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje me vranësira. Nëpër ultësira mundësi për mjegull”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe gjatë tri ditëve në vijim do të ketë mot të ngjashëm.

Ky është parashikimi i motit deri ditën e mërkurë:

4.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë.  Ditën kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi, në vise malore me borë.

5.01 – Kryesisht vranësira dhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

6.01 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Me mundësi për reshje lokale shiu në perëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë të mbeten të larta për këtë periudhë, me një tendencë të rënies së lehtë.  Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 3C, e maksimalet nga 7C deri 10C. 

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.