Moti sot
Vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil si dhe do të ketë më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.
Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.
Mëngjesi paraqitet me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënojë rritje të dukshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë.