Moti: Sonte borë në Kosovë

Reshjet e shiut në vendin tonë vazhdojnë të bien me intensitet të shtuar. Bora tashmë në male veç po bie.

Sipas sajteve të motit, në natën ndërmjet të martës dhe së mërkurës në Kosovë do të ketë reshje të borës.

Reshjet e borës mund të arrijnë mbi 5 centimetra, shkruan Ballkani.info.

Në viset malore priten reshje më të mëdha.

Po ashtu pritet të ketë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat pritet të jenë nga -4 më e ulëta deri në 2 gradë më e larta. /Ballkani.info/