Moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK’së, këto dy ditë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjese do të ketë ngrica në të gjithë territorin, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 dhe -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim