Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe i nxehtë paradite. Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Vende-vende priten rrebeshe intensive.
Të martën pritet përkeqësim i mëtutjeshëm i motit për shkak të ardhjes së një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror. Kjo vlen sidomos për viset tona kontinentale. Priten vranësira dhe vende-vende edhe reshje dhe rrebeshe shiu kurse kalimthi pritet të kemi edhe erëra të fuqishme nga veriu. Erërat në disa rajone pritet të arrijnë shpejtësinë maksimale rreth 65km/h. Po ashtu priten edhe ulje të temperaturave me përjashtim të viseve mesdhetare të Shqipërisë.
Nga e mërkura pritet përmirësim gradual i motit, kurse nga e enjta ngritje të temperaturave.







