Moti për sot dhe ditëve të ardhshme në Kosovë dhe rajon

Sot në Kosovë paradite do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Ditëve të ardhshme pritet të ketë ngritje graduale të temperaturave, por do të vazhdojë të mbajë mot i paqëndrueshëm sidomos pasditeve dhe mbrëmjeve kur priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite priten zhvillime vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, më intensive në Maqedoninë e Veriut.

Në bregdet reshjet do të jenë shumë më të rralla. gjatë ditëve të ardhshme.