Moti për sot dhe ditëve të ardhshme, kur pritet ulje e temperaturave dhe shi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell, stabil dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 32-33 gradë Celsius në nivel vendi.

Të shtunën si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të mbajë mot kryeisisht i kthjellët dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në shumicën e territorit nuk do të ketë reshje fare.

Nga e diela pasdite vonë do të kemi ulje të temperaturave dhe kjo do të vërehet në viset kontinentale, kurse në viset mesdhetare dhe bregdetare nuk pritet të ndjehet shumë, pra do të vazhdojë të jetë mot i nxehtë (me ulje të lehta të temperaturave) dhe kryesisht me diell.