Mot i ftohtë

Moti për pesë ditët e ardhshme, ja kur do të ngrihet uji në Kosovë?

Gjatë kësaj jave pritet të jetë mot më i ftohtë, i ndryshueshëm, me vransira, intervale me diell dhe të reshura.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të luhaten rreth vlerave mesatare, e më pas do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, me tendencë të rënies edhe deri në 0C, e maksimalet nga 12C deri në 18C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s, e nga mesi i javës mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe veriu 5-13m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, por ditën e mërkurë do të zbres nën vlera normale.