Moti për dy ditë

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu.

Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.