Moti për 5 ditët e ardhshme: A do të bie borë ditën e zgjedhjeve në Kosovë?

Nga e enjta ndryshon moti. Acari polar marshon mbi vendin tonë. Nga e premta ditë të akullta. Në fundjavë priten edhe reshje të dobëta bore. Windchilli deri në -20C.

10.02.2021 – Me kalimin e ciklonit nga Italia sonte mbi rajon, që sjell të reshura shiu, ditën e nesërme, orëve të mbrëmjes, bisha nga lindja, apo acari polar që po shtrihet mbi Europën qëndrore dhe veriore, fillon të marshoj mbi rajon dhe vendin tonë. Reshjet e shiut shndërrohen në borë, mirëpo reshjet e borës do të jenë të shkurta, e nuk pritet formimi i ndonjë shtrese të madhe dëbore.Nga e premta priten ditë të akullta, që do të thotë se temperaturat maksimale gjatë ditës nuk do të kalojnë në vlera pozitive. Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Në fundjavë shumë ftohtë, dhe me erë të ftohtë veriore, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore. Acari polar pritet të vazhdoj edhe në ditët e para të javës së ardhshme, herë herë me mundësi për reshje të dobëta bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit parashihet të mbetet përreth vlerave të mjaftueshme dhe të mira, shkaku që do të fryjnë edhe erëra veriore, e megjithë motit shumë të ftohtë ku mund të ketë rritje të ndotësve ajror nga lëndët djegëse, erërat do të shpërndajnë këta ndotës. Vetëm në raste të qetësisë, kur nuk parashihet qarkullim i mirë ajror, atëherë vlerat e indeksit mund të kalojnë në të dobëta dhe shumë të dobëta.

11.02 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu që prej orëve të mëngjesit. Pasdite me rënien e temperaturave, reshjet e shiut shndërrohen në borë. Deri në mbrëmje reshjet e borës pushojnë. Do të fryjë edhe erë mesatarisht e fuqishme veriore.

12.02 – Shumë ftohtë, kryesisht me diell.

13.02 – Shumë ftohtë, kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe me rrebeshe të dobëta bore.

14.02 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell, pasdite edhe me erë. Paradite, kohëpaskohe mund të priten edhe rrebeshe të dobëta bore.

15.02 – Shumë ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, e pasdite edhe me erë. Mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore.Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet në fundjavë zbresi deri në -11C, e maksimalet nga 7C ditën e enjte, zbresin deri në -5C në fundjavë. Për shkak të erërave veriore që pritet të fryjnë, windchill faktori, apo ndjeshmëria e temperaturës zbret edhe deri në -20C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e ditën e enjte me hove deri në 16m/s.Shtypja atmosferike pas rënies ditën e enjte, nga e premta shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale. /PrishtinaWeather