Moti nesër, me diell dhe vranësira të pjesshme

Nesër në Kosovë, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s.