Moti në Shqipëri
Moti për sot në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët.
Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.
Mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek dhe në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon parashikohet i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.3-0.8 metër.