Moti në Kosovë nesër e pasnesër
5.03.2020 – Cikloni dytësor nga cikloni kryesor “ELLI” që po kalon mbi Europën qëndrore do të shtrihet edhe mbi rajonin tonë gjatë ditëve të ardhshme. Ky ciklon pritet të sjellë vransira, e nga pasditja e ditës së premte dhe në fundjavë priten reshje të reja shiu. Reshjet pritet të jenë më intenzive ditën e shtunë. Në vise malore do të ketë vetëm reshje bore. Ditën e diel reshjet pritet të pushojnë, derisa temperaturat do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, e gjatë orëve të mbrëmjes kohëpaskohe mund të rriten në vlera të pashëndetshme.
6.03.2020 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë, mundësi për riga lokale shiu. Ditën më butë. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-12m/s. Indeksi UV: 3.
7.03.2020 – Kryesisht vranët me mot të butë. Paradite riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Në vise kodrinoro malore borë. Gjatë mbrëmjes më ftohtë. Paradite do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga nga krahu jugor 2-7m/s, e nga orët e pasdites do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme verilindore 7-12m/s . Indeksi UV: 2.
