Moti në javën e dytë të tetorit

Java e dytë e tetorit sjell të reshura shiu. Fillimisht ngrohtë, nga e marta rënie e temperaturave, të enjten më ftohtë. Kështu raporton Prishtina Weather e meteorologut Mendim Rugova.

Një sistem frontal nga cikloni Alex që shtrihet mbi ishujt Britanik, mbrëmjen e së hënës dhe ditën e martë pritet të kaloj mbi rajon dhe vendin tonë. Kalimi i këtij fronti mbi vendin tonë sjell kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut, që vende-vende do të shoqërohen me bubullima dhe reshje më intenzive. Nga e marta temperaturat pësojnë një rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.

Pas kthjellimeve ditën e mërkurë, të enjten sërish një tjetër front i ftohtë bart mbi vendin tonë vransira dhe të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme.

Pluhuri saharian mbetet prezent mbi vend edhe ditën e hënë, e nga dita e martë për shkak të motit më dinamik që depërton mbi vend, do të filloj të shpërndahet.

5.10 – Mbetet ngrohtë. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/re të ulëta. Ditën kryesisht me vransira, derisa pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me bubullima.

6.10 – Herët në mëngjes dhe paradite me shi dhe mundësi për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Orëve të pasdites kryesisht me vransira derisa reshjet pushojnë. Në mbrëmje priten kthjellime.

7.10 – Në mëngjes kthjellime, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën vransirat do të shtohen.

8.10 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Herët në mëngjes dhe paradite me shi, që pasdite pritet të pushojnë.

9.10 – Mbetet ftohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat fillimisht mbeten të larta mbi vlera mesatare, me minimale nga 14C deri 16C, e maksimale deri në 27C. Nga dita e martë në rënie, minimalet në 10C, e maksimalet në 22C. Prej së enjtes pritet rënie më e ndjeshme me minimale deri në 5C, e maksimale në 16C deri 17C.

Era do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-13m/s, prej së enjtes nga verilindja 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritje.