Moti në javën e ardhshme në Kosovë, me vranësira, shi dhe borë

Java e tretë e muajit prill mbi vendin tonë  do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me  vranësira, shi dhe borë në viset malore.

Sipas Institutit Hedrometerologjik të Kosovës:

Të Hënën, mot me diell dhe vransira të shpërndara

E Martë, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore

Nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.