Moti në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se gjatë fundjavës në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Në njoftim thuhet se dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta. Dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.