Moti në fundjavë – Kur do të jetë mot i favorshëm për plazh

Nga fundjava mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.  Në fillim të javës së ardhshme temperaturat arrijnë edhe deri në 30C.

Sipas Prishtina Weather pas motit me shi e bubullima ditën e enjte, ditëve në vijim pritet të kemi përmirësim të motit, në fundjavë shumë të ngrohtë e kryesisht me diell me temperatura në rritje.  Shumë ngrohtë dhe mot i qëndrueshëm mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme.  Orëve të hershme të hënën, kalimi i një fronti të ftohtë nga rajoni sjell shtim të vranësirave, por pa mundësi për të reshura.  Të martën e mërkurën kryesisht me diell, herë-herë me vranësira kalimtare.

Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo nga e diela mund të priten depërtime të pluhurit saharian mbi rajon, që mund të rrisë koncentrimin e pluhurit, e në këto kushte indeksi mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta ditëve të fundjavës, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës.Reklamë

22.05 – Pas mëngjesit të freskët, ditën më ngrohtë, kryesisht me diell.  Herë-herë me vranësira kalimtare, por pa të reshura shiu.

23.05 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. 

24.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës mbetet shumë ngrohtë, me më shumë diell.

25.05 – Shumë ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

24.05 – Mbetet shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht shënojnë rritje, me minimale nga 6C deri në 15C ditën e martë, e maksimalet të dielën rriten deri në 27C, e ditën e martë në 29C e 30C. 

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-12m/s, e ditën e hënë shkurtimisht do të fryjë edhe nga krahu verior.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta ditëve në vijim.