Moti me befasi për diten e sotme

Prishtina Weather njofton se fillimi i javës me mot të freskët, mundësi për reshje të dobëta shiu, kurse nga mesi i javës mot më stabil, me kthjellime dhe më ngrohtë.

Sot moti do të mbajë freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.

Vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.

Në fushat barike nuk do të ketë lëvizje të theksuara, duke bërë që edhe kushtet biometeorologjike të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.