Moti

Moti këtë fundjavë, temperaturat lëvizin ndërmjet -2 deri 11 gradë Celsius

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë  mes 5-8 gradë Celsius, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndërkaq të dielën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 6-11gradë Celsius.

VIDEO BONUS: ‘Gjipat’ mbesin në borë, e BMW-ja jo