Leposaviq

Moti i mirë në dimër, Hetemi pret mysafirë nga VV në ballkonin e objektit të komunës në Leposaviq

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka pritur sot mysafirë në ballkonin e objektit të komunës së Leposaviqit.

“Mot me diell dhe pritje e ngrohtë në ballkonin e kryetarit të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit.”

Këtë e ka bërë të ditur Filiz Mustafa, anëtar i departamentit koordinues për degët lokale në VV.

Në takim kanë marrë pjesë edhe sekretari i VV’së, Alim Rama dhe nënkryetari i degës së VV’së në Mitrovicë, Alban Uka.

Hetemi është futur në objekt më 29 maj dhe prej atëherë nuk ka dalë më.