Moti i acartë në të gjithë vendin, mbizotrojnë temperaturat e ulëta

Edhe sot vazhdon të jetë një mot i acartë në të gjithë vendin, me temperatura të ulëta. Por situata e qarkullimit në akset rrugore të vendit është më e përmirësuar.

Janë rrugët Ura Çerenecit-Steblevë në qarkun e Dibrës dhe rruga Boboshticë-Dardhë në qarkun e Korçës, ku qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Në të gjitha akset kombëtare të vendit, sipas ARRSH, nuk ka probleme, pasi zonat problematike janë trajtuar me kripë.