Moti evropian, shënohen rekorde të temperaturave të larta në të gjithë kontinentin

Temperaturat për muajin janar kanë shënuar një rritje rekorde në disa vende të Evropës.

Rekordet kombëtare kanë rënë në tetë vende, dhe rekordet rajonale në tre të tjera.

Varshava e Polonisë, të dielën, i pati 19 gradë celsius, Bilbao e Spanjë ishte me 25 gradë celsius, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Moti i butë evropian vjen pasi Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, disa ditë pas një krize vdekjeprurëse e të ftohtit që la më shumë se 60 persona të vdekur.

Dëborë e madhe dhe shi janë parashikuar për pjesë të veriut të Midwest, ndërsa stuhi të forta dhe tornado priten në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Luiziana.

Por në anën evropiane të Oqeanit Atlantik, moti ka qenë i qetë për shumë vende në fillim të vitit.

Temperaturat në Holandë, Litenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi kanë thyer rekordet kombëtare.

Rekordet e stacioneve u thyen në Gjermani, Francë dhe Ukrainë. Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4 celius më e lartë se rekordi i mëparshëm, ndërsa rekordi i ri i Bjellorusisë ishte 16 gradë celsius, rreth 4.5 gradë celsius me i lartë se rekordi i mëparshëm.

Në Spanjë, temperaturat e Ditës së Vitit të Ri në Bilbao ishin ekuivalente me mesataren e korrikut, dhe pjesë të Katalonisë duke përfshirë Barcelonën duhet të bëjnë kufizime në përdorimin e ujit.

Rekordet thyhen gjatë gjithë kohës, por është e pazakontë që diferenca të jetë më shumë se të 10-tat e një shkalle.

Në Zvicër, temperaturat kanë arritur në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë ka ndikuar në vendpushimet e skive në të gjitha Alpet, të cilat kanë pasur mungesë bore.

Nuk është e gjithë Evropa e ngrohtë, megjithëse, temperatura më të ftohta dhe borë parashikohen në pjesë të Skandinavisë dhe Moska pritet të bjerë në -20 gradë celsius deri në fundjavë.