Gjatë javës së ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 8 gradë Ceslius, ndërsa ato minimale në -3 gradë Celsius.
E hënë – Mot kryesisht me vranësira. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta edhe mjegull, ku vende vende pritet të mbetet edhe gjatë ditës.
E martë – Mot pjesërisht i vranët. Në mëngjes ka mundësi për riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull.
E mërkurë – Mëngjes pjesërisht i vranët, e në vise të ulëta edhe mjegull. Gjatë ditës priten kthjellime.
E enjte – Mot kryesisht me vranësira. Në mëngjes me ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.
E premte – Mot pjesërisht i vranët, e gjatë ditës me intervale më të gjata me diell.







