Moti sot në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, me fjolla bore në disa zona.

Në mëngjes parashihen po ashtu kushte për mjegull.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, “ Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 0 deri në 1°C”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.