Moti

Mot me diell, ngrica në mëngjes

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me ngrirje të fortë në orët e mëngjesit.

Po ashtu, mund të krijohen kushte për mjegull ose vranësira të ulëta përgjatë luginave dhe zonave të ulëta në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 6-17 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -8°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3°C. /MeteoKosova/