Mot me diell në dy ditët e ardhshme, vikendi me shi

Mot kryesisht i qetë dhe me diell do ta shoqërojë Kosovën në dy ditët e ardhshme, 21 dhe 22 gusht, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit nga IHMK-ja, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

IHMK ka thënë më tej se gjatë vikendit parashihet një ndryshim i përkohshëm i motit, duke sjellë vranësira të çrregullta dhe kushte për reshje shiu.

loading…