Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur parashikimin e motit për ditën e sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell dhe vranësira.


Sipas njoftimit të IHK-së, bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë nga 10-14 gradë Celsius, derisa ato maksimalet do të jenë 23-25 gradë Celsius. 

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.