IHK

Mot i ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, me ngrica dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius. Kjo gjendje sinoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës”.

Shtypja atmosferike ka shënuar rënie të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.