Mot i ftohtë dhe me vranësira sot në Kosovë

Sot gjatë ditës do të ketë mot me diell, ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Nesër ndërkaq, do të ketë shtim të vranësirave dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Në vikend do të ketë kthjellime, e mëngjeset do të jenë me ngrica.

18.11.2020 – Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën dominimin e fushave të presionit të lartë, që pasditen e së enjtes kushtëzojnë mot kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit mundësi për mjegull nëpër ultësira. Ditën e premte afrimi i një sistemi frontal, sjell shtim të vransirave, e orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, me mundësi për riga lokale shiu, e zonave malore edhe për borë. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.
Nga dita e diel fusha të presionit të lartë do të fuqizohen mbi rajon, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm e me kthjellime. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e sotme zbriti në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, mirëpo në ditët në vijim shfaqet një tendencë e rritjes së ndotësve ajror, ndaj edhe indeksi do të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta, vende-vende edhe shumë të dobëta. Ditën e shtunë me kalimin e sistemit frontal dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet, ndotësit do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit zbret edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

19.11 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Ditën vransirat do të shpërndahen. Në mbrëmje me kthjellime.
20.11 – Orëve të mëngjesit ultësirave mundësi për mjegull, vende-vende me ngrica të lehta. Ditën vransirat do të shtohen. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu, e vende-vende në zona malore edhe për borë.
21.11 – Më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell përgjatë ditës. Temperaturat gjatë ditës në rënie.
22.11 – Në mëngjes ftohtë, pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me diell.
23.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave me mjegull. Ditën mjegulla pritet të shpërndahet, e do të ketë intervale me diell. Në vise malore kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies. Minimalet nga 2C zbresin në -2C, ditën e diel, e të hënën edhe në -4C. Maksimalet nga 10C zbresin në 5C ditëve të fundjavës.
Të enjten do të fryj erë e lehtë nga verilindja 2-4m/s, e nga dita e premte edhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, të premten në rënie, e në fundjavë shënon rritje lart mbi vlera normale.