Mot gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot i njëjtë, vranët e me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në vende malore mund të ketë riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, njoftoi IHK.