Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 2.040 mostra të marra nga ShSKUK sot janë shënuar 178 raste të reja me Covid-19, nga ta një i vdekur.
Ndërsa, janë shëruar 267 të tjerë.
Por, në anën tjetar Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoj se sot janë shënuar 267 raste të reja me Covid-19 duke rënë në kundërshtim me rezultatet e IKShPK-së.
I njëjti më vonë ka bërë ka përmirësuar statusin e tij në Facbook ku njoftoi gabimisht për numrin e rastve me koronavirus brenda 24 orëve në vend.








