Komisioni Hetimor

Mospajtime rreth pranisë së mediave në komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Mbledhjen e komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq, e kanë lëshuar Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani.

Kjo sepse nuk arritën të dakordohen nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur apo e mbyllur për mediat.
Kundër kësaj u shpreh Sami Kurteshi, duke thënë se kjo mbledhje duhet të jetë e hapur.

Pas daljes së tyre nga mbledhja, Sami Kurteshi u shpreh se kjo jep sinjal që ata po duan të fshehin diçka për publikun.

“Mediat duhet të jenë këtu të marrin ata përgjegjësinë çfarë shkruajnë e çfarë jo”, tha Kurteshi.

Ndërsa, Muharrem Nitaj tha se këtu ka të bëjë me materie të ndjeshme dhe sensitive.

“Nuk bëhet seanca e hapur, e dini fort mirë se me çfarë raportesh e dokumentesh kemi të bëjmë, nuk është mirë të bëhet debat për këtë gjë a është e hapur apo jo, ju lus të jetë e mbyllur mbledhja, përndryshe jemi të detyruar ta lëshojmë mbledhjen”, tha Nitaj.

Me këtë gjë u pajtua edhe anëtari i komisionit Hajdar Beqa, i cili tha se nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur, do të dëmtohen provat.

“Munden me u dëmtu misioni, mbledhja e provave mund të dëmtohet derisa ato të hetohen. Jemi në pjesën e hetimeve, i hup kredibiliteti i informatave meqë jemi në këtë fazë”, tha Beqa.

Mbledhja është shtyrë deri në orën 10:20.