Dega e PDK-së në Prizren ka paralajmëruar se nesër do të mbajnë konferencë për media në lidhje me mosmarrveshjet që kanë me kryetarin Mytaher Haskuka për largim nga zyrat.
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren pritet të mbajë konferencë në orën 11:00.
Njoftimi i plotë:
Njoftim: i’u njoftojmë se nesër Kryetari i PDK-së dega në Prizren z.Shaqir Totaj, mban konferencë për shtyp.
Tema: Ecuria e punimeve të sotme në Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas vendimit të Kryetarit të Komunës z.Mytaher Haskuka, për largim të dhunshëm të partive politike, nga zyret ku veprojnë.
Datë: 09.04.2021-e premte
Ora: 11:00
Vendi: Selia e PDK-së në Prizren.
Me respekt: Sektori për Media i degës.







