Prishtinë

Mosmarrëveshje në trafik, e rrah dhe ia dëmton veturën

Policia ka arrestuar një person dje në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën, ku edhe ia ka dëmtuar veturën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku” ku viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.