Është arrestuar një person i dyshuar në Gjakovë, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së këtij të fundit.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit, por nuk kanë arritur të gjejnë armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Vrasja në tentativë sipas policisë ka ndodhur të martën në orën 13:00.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje kurse rasti vazhdon të hetohet.







